Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 08:00 në magjistralen Podujevë – Prishtinë, përkatësisht në fshatin Trudë, raporton Llapi.info.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, ku për pasojë ka mbetur i lënduar një person.
Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 08:00, në rreth rrotullimin që gjendet në dalje të Autostradës, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person”, ka thënë Ahmeti.
Sipas dëshmitarëve, të cilët kanë dërguar pamje në Llapi.info, ekipet policore dhe ato mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes për t’u marrë me rastin./Llapi.info