Një aksident trafiku ka ndodhur sot në mesditë në magjistralen Podujevë-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Vranidoll, njofton Llapi.info.
Si pasojë e këtij aksidenti një person ka marrë lëndime të lehta. Këtë për Llapi.info e ka konfirmuar Policia e Trafikut Rajonal të Prishtinës.
“Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 14:49 me ç’rast një person ka marrë lëndime të lehta”- tha Policia për Llapi.info.
Përpos lëndimit dhe dëmeve materiale të shkaktuara nga ky aksident, në magjistralen Podujevë- Prishtinë janë krijuar kolona të gjata duke vështirësur kështu komunikacionin në këtë magjistrale.
Një video të cilën e ka siguruar “zeri.info”, shihet se kolona është e gjatë në të dyja drejtimet./Llapi.info