Në orët e para të mëngjesit ka ndodhur një aksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë, përkatësisht në fshatin Penuhë.

Në disa fotografi të dërguara në redaksinë e “Indeksonline”, shihet se në këtë aksident janë të përfshira dy makina. Të cilat pas përplasjes kanë dal të dyjat nga rruga.

Ndryshe, sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, përveç lëndimeve të lehta trupore të aksidentuarit nuk ishin në rrezik për jetë.