Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Prishtinë-Podujevë, konkretisht në fshatin Sekiraçë, raporton Llapi.info
Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar tre persona. Lajmin për Llapi.info e kanë konfirmuar edhe nga Emergjenca e Podujevës. Nga atje kanë thënë se të njëjtit pas trajtimit të parë në Emergjencë janë nisur për në QKUK të Prishtinës. Por, sipas informatave të para lëndimet s’janë serioze.
Në këtë aksident, sipas pamjeve të dërguara nga lexuesit e portalit Llapi.info, shihet se përveç ekipeve mjekësore, kanë dalë edhe Policia që ka filluar të trajtojë shkakun e aksidentit.
Ndërkohë, vetëm dje në Kosovë sipas Policisë së Kosovës kanë ndodhur 38 aksidente, ku një prej tyre ka përfunduar me fatalitet në Viti./Llapi.info