Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 19:30 në magjistralen Prishtinë – Podujevë, përkatësisht në fshatin Vranidoll, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident sipas dëshmitarëve të cilët edhe kanë dërguar pamje në Llapi.info, kanë qenë të përfshira dy vetura.

Përveç dëmeve materiale, si pasojë e këtij aksidentit dyshohet se ka edhe të lënduar.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë shkakun e këtij aksidenti.

Ndryshe, numri i aksidenteve nëpër rrugët e Kosovës vazhdimisht është në rritje, derisa vetëm dje kanë ndodhur 99 të tillë, prej tyre 24 kanë përfunduar me të lënduar./Llapi.info


Më poshtë pamjet e siguruara: