Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në magjistralen Prishtinë – Podujevë, përkatësisht në fshatin Vranidoll, raporton Llapi.info.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një furgon, ku për pasojë, siç ka njoftuar PK-ja në raport, kanë mbetur të lënduar nëntë persona.
Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Me datën 10.11.2019 rreth orës 12;10 në rrugën Prishtinë- Podujevë, në fshatin Vranidoll është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime trupore ku janë të përfshira dy automjete.1.Aut; Opel Congo Pikap ngjyrë e bardhë dhe .2.Aut; VË Kombi ngjyrë e bardh te dyja automjetet me targa vendore. Te lënduarit janë përcjell për trajtim mjekësor, përderisa njësitet kompetente policore po merren me rastin”, ka thënë Hoxha.
Ndryshe, Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm gjatë ditës së djeshme në Kosovë 3 presona kanë vdekur nga aksidentet në trafik.
Sipas policisë, shkaktarë kryesorë vlerësohet të kenë qenë pakujdesia e drejtuesve, humbja e kontrollit mbi automjet e përdorimi i alkoolit.
Policia e Kosovës ka apeluar për kujdes të shtuar gjatë vozitjes dhe respektim të ligjit në trafik.
“Policia po vazhdon dhe do të vazhdojë të ndërmarrë masa rigoroze ligjore dhe do të jetë zero tolerante ndaj veprimeve të të gjithë atyre drejtuesve që bien ndesh me Ligjin e Trafikut dhe rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve tjerë në komunikacion, me të vetmin qëllim, parandalimin e aksidenteve fatale”, thuhet në apelin e Policisë./Llapi.info