Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:30 në magjistralen Prishtinë – Podujevë, përkatësisht në fshatin Besi, raporton Llapi.info.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një biçiklist, me ç’rast ky i fundit ka pësuar lëndime trupore.
Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili ka thënë se viktima është dërguar për tretman mjekësor.
“Po, është raportuar për një aksident në Besi. Një veturë e ka goditur biçiklistin. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes. Është njoftuar edhe autoambulanca dhe i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor”, ka deklaruar Hoxha.
Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, vetëm gjatë ditës së djeshme në nivel vendi kanë ndodhur 35 aksidente, 13 prej tyre kanë rezultuar me persona të lënduar./Llapi.info