Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Prishtinë – Podujevë, konkretisht në fshatin Besi, raporton Llapi.info.
Sipas dëshmitarëve të cilët kanë dërguar pamje në Llapi.info, në këtë aksident janë të përfshira një veturë dhe një furgon.
Përveç dëmeve materiale, ende nuk dihet për të lënduar.
Ndërkohë, si pasojë e këtij aksidenti janë shkaktuar kolona në këtë pjesë, teksa një tjetër aksident ka ndodhur në po këtë magjistrale, përkatësisht në fshatin Lluzhan./Llapi.info