Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Prishtinë – Podujevë, konkretisht në Vranidoll, raporton Llapi.info
Në bazë të disa fotografive të dërguara nga lexuesit e portalit, shihet se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.
Në këtë aksident përveç dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar.
Ndryshe, Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion pasi numri i aksidenteve fatale dhe me persona të lënduar është shtuar dukshëm kohëve të fundit./Llapi.info