Një aksident komunikacioni ka ndodhur para pak çastesh në Pejë, në afërsi të varrezave të qytetit.

Sipas lexuesve të Indeksonline, në aksident është përfshirë një veturë dhe një motor.

Si pasojë, lëndime ka pësuar motoçiklisti, i cili është dërguar për trajtim në spitalin e Pejës.

Në vendin e aksidentit kanë dal menjëherë ekipet policore dhe ato të emergjencës. /Indeksonline/