Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 9:30 minuta në fshatin Penuh të Podujevës, me ç’rast një veturë është vetaksidentuar, duke dal kështu nga rruga.
Lajmin për portalin “Llapi.info” e ka konfirmuar policia e Podujevës.
Sipas policisë, një veturë e tipit “Golf 4” është vetaksidentuar, duke dal kështu nga rruga. Tre persona kanë marrë lëndime të lehta, dy femra pasagjere dhe një mashkull.
Policia njofton se të lënduarit gjenden në emergjencën e Podujevës, duke marrë infuzion.
Sipas tyre, deri te aksidenti ka ardhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë dhe lagështisë në rrugë./Llapi.info