Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në magjistralen Podujevë – Prishtinë, përkatësisht në fshatin Penuhë, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, ku pasojë ka mbetur i lënduar një person. Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Arlinda Rexhepi.

“Mund të konfirmojmë se sot rreth orës 16:10 në fshatin Penuhë ka ndodhur një aksident trafiku me dëme materiale, ku të përfshira janë dy vetura. Si pasojë e këtij aksidenti një person ka pësuar lëndime të lehta”, ka thënë Rexhepi.

Ndërkaq, sipas statistikave të Policisë së Kosovës, vetëm gjatë ditës së djeshme në Kosovë kanë ndodhur 17 aksidente, 7 prej tyre kanë rezultuar me persona të lënduar. Po ashtu, PK në 24-orët e fundit ka shqiptuar 1 mijë e 379 gjoba./Llapi.info