Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në magjistralen Prishtinë-Podujevë, konkretisht në fshatin Penuhë, raporton Llapi.info
Sipas pamjeve të siguruara, në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri vetura, me ç’ rast ka mbetur i lënduar një person.
Lajmin për Llapi.info e kanë konfirmuar edhe nga Emergjenca e Podujevës, derisa gjendja e të lënduarit është stabile.
“Po, nga aksidenti në fjalë ka mbetur i lënduar një person, cili është duke u trajtuar momentalisht këtu”, kanë thënë nga Emergjenca.
Ndërkohë, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar shkakun e aksidentit.
Ndryshe, vetëm dje nëpër rrugët e Kosovës kanë ndodhur 40 aksidente, ku sipas statistikave të Policisë së Kosovës, 17 prej tyre kanë qenë me të lënduar./Llapi.info