Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 18:00 në magjistralen Prishtinë – Podujevë, përkatësisht në fshatin Penuhë, raporton Llapi.info.
Në këtë aksident, sipas dëshmitarëve që kanë dërguar pamje në Llapi.info, janë përfshirë një veturë dhe një kombi-bus. Nga kjo përplasje raportohet edhe për persona të lënduar lehtë, ndërkohë që Llapi.info është në pritje të informacioneve më të detajuara nga Policia e Kosovës.
Në pamjet e siguruara shihet ekipet kompetente policore që kanë dalë në vendin e ngjarjes për t’i hetuar shkaqet e këtij aksidenti, i cili ka shkaktuar edhe kolona të gjata në këtë rrugë nacionale.
Ndërkohë, sipas statistikave ditore të PK-së, vetëm dje në nivel vendi kanë ndodhur 39 aksidente trafiku, prej tyre 17 kanë rezultuar me persona të lënduar./Llapi.info