Një vetë-aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Prishtinë – Podujevë, konkretisht në fshatin Penuhë, raporton Llapi.info.

Në bazë të pamjeve që i kanë dërguar lexuesit e Llapi.info, shihet një veturë që ka humbur drejtimin kështu duke përfunduar e rrokullisur jashtë rrugës kryesore.

Sipas dëshmitarëve, në këtë aksident përveç dëmeve materiale dyshohet se ka edhe persona të lënduar.

Në lidhje me këtë, Llapi.info është në pritje të informacioneve më të detajuara nga ana e Policisë së Kosovës.

Ndryshe, vetëm dje në Kosovë kanë ndodhur 55 aksidente trafiku, prej tyre 20 kanë rezultuar me persona të lënduar./Llapi.info