Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Peran të Podujevës, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një veturë dhe një çiklist, ku për pasojë ky i fundit ka mbetur i lënduar.

Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Ju konfirmoj se me datë 10.05.2020 rreth orës 10:45 në fshatin Peran -Podujevë është shkaktuar një aksident trafiku me të lënduar, ku të involvuar në aksident trafiku janë një automjet dhe një biçiklist. Është njoftuar emergjenca e cila ka dal në vendngjarje dhe ka dërguar biçiklistin për trajtim mjekësor”, ka thënë Hoxha.

Ekipet kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për t’i hetuar shkaqet e këtij aksidenti.

Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, në Kosovë gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 22 aksidente, prej tyre 10 kanë rezultuar me persona të lënduar. Ndërkaq, për gjithë ata që kanë shkelur rregullat e komunikacionit, PK ka shqiptuar dje plot 621 tiketa./Llapi.info