Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje ka ndodhur një aksident trafiku në Podujevë, njofton Llapi.info.
Sipas Policisë së Kosovës, në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar të dy shoferët.
“Ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj K/Shqiptarë. Si pasojë e aksidentit dy ngasësit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në QKUK”, thuhet në raportin e sotëm ditor të PK-së.
Ndryshe, po ashtu dje këtë komunë një femër është goditur nga një veturë, e cila ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa i dyshuari (shoferi) është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
Vlen të theksojmë se vetëm në 24 orët e fundit në Kosovë, kanë ndodhur 66 aksidente, prej tyre 25 kanë përfunduar me të lënduar./Llapi.info