Një motorrist ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes një kombi dhe një skuteri në Podujevë. Lajmin për portalin llapi.info e ka konfirmuar Policia e Rajonit të Podujevës.
Sipas policisë, aksidenti mes kombit dhe skuterit ka ndodhur në orën 18:45 minuta në afërsi të Shkollës Fillore “Naim Frashëri” në Podujevë, me ç’rast një motorrist ka mbetur i lënduar.
I lënduari është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Siç njofton policia, rasti është duke u trajtuar nga Njësia e Trafikut Rajonal në Fushë Kosovë./llapi.info