Një person i gjinisë mashkullore ka mbetur i lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur rreth orës 18:10 në rrugën “Zahir Pajaziti”, në afërsi të Shkollës së Mesme Ekonomike “Isa Boletini” në Podujevë.

Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, njëra e tipit “Opel Astra” dhe tjetra “Jeep Suzuki”.

Llapi.info mëson se personi i lënduar nuk ka marrë lëndime të rënda trupore./Llapi.info

11997162_10204014713207573_1912280646_n

11997314_10204014713247574_1807182665_n