Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 16:30 në kryqëzimin e rrugëve “Skënderbeu” dhe “Qëndresa” në Podujevë, raporton Llapi.info
Sipas dëshmitarëve të cilët edhe kanë dërguar fotografi në Llapi.info, në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura dhe një kamionetë.
Si pasojë e këtij aksidenti, një person ka mbetur i lënduar. Rastin për Llapi.info e kanë konfirmuar edhe nga Emergjenca e Podujevës.
“Po, nga aksidenti në fjalë një fëmijë ka mbetur i lënduar lehtë dhe pas tretmanit mjekësor është liruar”, kanë thënë nga Emergjenca.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton shkakun e aksidentit.
Ndryshe, vetëm dje në Kosovë kanë ndodhur 47 aksidente, prej tyre 16 kanë rezultuar me të lënduar./Llapi.info