Një person ka mbetur i lënduar në një aksident që ka ndodhur rreth orës 15:34 në rrugën “Skenderbeu”, në Podujevë. Këtë e ka bërë të ditur për Llapi.info Policia e rajonit të Podujevës.

Sipas Policisë personi i lënduar është dërguar për trajtim në Qendren Emergjente në Podujevë, i cili pas trajtimit është liruar.

Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, njëra “Audi” ndërsa tjetra “Golf 5” me regjistrim të Gjermanisë.

Policia ka njoftuar se rastin po e trajton Njësia e trafikut Regjional, dhe se akoma nuk dihen shkaqet e aksidentit./llapi.info

aksident