Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Qëndresa” që të çon për në fshatin Llapashticë të Podujevës, raporton Llapi.info.

Sipas dëshmitarëve të cilët edhe kanë dërguar fotografi në Llapi.info, në këtë aksident janë të përfshira dy vetura.

Mësohet se përveç dëmeve materiale, s’ka persona të lënduar. Ndërkohë, vetëm dje nëpër rrugët e Kosovës kanë ndodhur 36 aksidente, ku sipas Policisë së Kosovës, 18 kanë qenë me të lënduar./Llapi.info

Më poshtë fotot: