Një vetë-aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në fshatin Batllavë të Podujevës, raporton Llapi.info.

Një veturë ka humbur drejtimin, duke dalë matanë rrugës kryesore, me ç’rast kanë mbetur të lënduar tre persona.

Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 17:00 në fshatin Batllavë ka ndodhë një aksident trafiku. Në aksident ka qenë i përshirë një automjet në lëvizje, i cili për shkaqe akoma të panjohura ka humbë kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetë aksidenti”, ka thënë Ahmeti.

Duhet theksuar se vetëm dje në Kosovë, sipas statistikave ditore të PK-së, kanë ndodhur 41 aksidente, prej tyre 19 kanë rezultuar me persona të lënduar./Llapi.info