Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në rrugën “Zahir Pajaziti” në qendër të Podujevës, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident janë të përfshira një autobus dhe një veturë. Përveç dëmeve materiale, s’ka persona të lënduar.

Nga aksidenti është vështirësuar qarkullimi në këtë pjesë, ndërsa Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

Ndërkohë, vetëm dje në Kosovë kanë ndodhur 42 aksidente, ku sipas Policisë së Kosovës, 14 kanë qenë me të lënduar./Llapi.info