Një aksident trafiku mes së paku tri veturave ka ndodhur para pak çastesh në aksin rrugor Tiranë – Durrës, raporton Gazeta Sinjali.
Një sinjalizues ka dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes, në të cilin shihet se dy nga veturat e përfshira në aksident janë me targa të Kosovës.
Ky aksident ka krijuar tollovi të madhe në trafik, pasi që shumë njerëz edhe kanë dalë nga veturat e tyre.
Sinjali mëson se shkaktar i këtij aksidenti ka qenë një shofer me veturë me targa të Shqipërisë, i cili ka hyrë në korsinë e kundërt të rrugës, duke goditur të paktën dy vetura nga Kosova.
Sinjali po ashtu merr vesh se personi që dyshohet se e ka shkaktuar aksidentin, është shoqëruar nga policia në komisariat, kurse njësiti i trafikut ka vazhduar me këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe intervistimin e të dëmtuarve.
Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar, përveç dëmeve materiale që shihen në foto.