Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 09:00 në magjistralen Podujevë – Prishtinë, konkretisht në fshatin Bardhosh, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri vetura, ku kanë mbetur të lënduar dy persona.

Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 09:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Bardhosh,  ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë tri automjete.  Bazuar në të dhënat e deritanishme si  pasojë e aksidentit janë  lënduar 2 persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merren hetuesit e njësitit të trafikut”, ka thënë ajo.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm dje në nivel vendi kanë ndodhur 44 aksidente, prej tyre 17 kanë rezultuar me persona të lënduar./Llapi.info

Më poshtë pamjet e siguruara:

No description available.
No description available.