Një vetë-aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00 në rrugën nacionale Podujevë – Prishtinë, më saktësisht në fshatin Besi, raporton Llapi.info.
Si pasojë e këtij vetë-aksidenti, një mjet (furgon) ka humbur drejtimin, me ç’rast edhe ka përfunduar jashtë rrugës i rrokullisur. Nga përplasja një person ka mbetur i lënduar.
Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Po, ka ndodhur një aksident rreth orës 09:00, një person ka pësuar lëndime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.
Ndërkohë, sipas statistikave të Policisë së Kosovës, vetëm dje në nivel vendi kanë ndodhur 33 aksidente, 10 prej tyre kanë përfunduar me persona të lënduar./Llapi.info