Një vetë-aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Podujevë-Prishtinë, konkretisht në fshatin Lupç, raporton Llapi.info.

Sipas pamjeve që ka siguruar Llapi.info, shihet se nga ky aksident një veturë është rrokullisur, duke përfunduar matanë rrugës kryesore.

Përveç dëmeve materiale, nga ky aksident nuk raportohet për të lënduar. Kështu ka thënë për Llapi.info edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 08:00, në rrugën Prishtinë Podujevë, ka ndodhë një aksident trafiku, ku një veturë e cila ishte në lëvizje, për shkaqe akoma të panjohura ka ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur. Bazuar në të dhënat e deritanishme nuk ka persona të lënduar. Me rastin po merret njësiti trafikut”, ka thënë Ahmeti./Llapi.info