Dy meshkuj dhe një femër kanë marrë lëndime të lehta trupore si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 12:30 minuta në magjistralen Podujevë – Prishtinë, përkatësisht në fshatin Sekiraqë të Podujevës, raporton Llapi.info.
Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.
Mjeku kujdestar në Qendrën Emergjente në Podujevë ka thënë për Llapi.info se tre persona nga njëra veturë kanë kërkuar ndihmë në Qendrën Emergjente. Ata pas kontrollit janë liruar për në shtëpi. Siç njofton mjeku, personat e veturës tjetër nuk kanë kërkuar ndihmë.
Policia ka dalur në vendin e ngjarjes./Llapi.info