Dy persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku sot rreth orë 8: 30 minuta në fshatin Sekiraqë, njoftin Llapi.info.

Lajmin për aksidentin e ndodhur e ka konfirmuar një familjarë i të aksidentuarve ku sipas tij dy persona kanë mbetur të lënduar, porse nuk janë në rrezik për jetë.

Llapi.info ka kontaktuar edhe Emergjencën e Podujevës, por mjeku kujdestar tha se nuk di për atë aksident pasiqë në mëngjes ka qenë ndërrimi tjetër.

Të lënduari kanë pësuar disa gërvishje trupore./Llapi.info

 

15497506_1507849215910894_286501803_n