Katër persona, dy meshkuj dhe dy femra, kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orësh 16:00 në fshatin Sfeçël të Podujevës. Lajmin për të lënduarit për Llapi.info e ka konfirmuar mjeku kujdestar në Qendrën Emergjente në Podujevë.
Sipas mjekut, të lënduarit nuk kanë marrë lëndime të rënda trupore, por janë dërguar me autoambulancë në Qendrën Emergjente në Prishtinë për shkak të rentgenit që duhet bërë.
Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, njëra prej të cilave e firmës “Taxi Meritoni” dhe tjera e tipit Golf.
Një lexues i portalit “Llapi.info” ka dërguar foton në redaksi të portalit Llapi.info
Policia ka dalur në vendin e ngjarjes./Llapi.info