Podujevë, 27 qershor, 17:42 – Dy persona kanë marrë lëndime trupore në një aksident trafiku që ka ndodhur para 30 minutash në fshatin Sfeqël të Podujevës. Lajmin për portalin llapi.info e ka bërë të ditur një lexues i portalit.

Një person ka marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa tjetri lëndime më të lehta në aksidentin që ka ndodhur mes dy veturave në fshatin Sfeqël të Podujevës, njofton lexuesi i portalit.

Në fotot e dërguara në redaksi shihet se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, njëra e tipit “Golf 2” dhe tjetra “Volkswagen pickup”.

Policia ka dalur në vendin e ngjarjes./llapi.info

11657348_599900103483726_1543144851_n