Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në fshatin Sfeqël të Podujevës, me ç’rast një traktor nga mbrapa ka goditur një vetur të tipit “Golf 4”. Lajmin për portalin llapi.info e ka bërë të ditur një lexues i portalit.

Sipas tij, vetura “Golf 4” është goditur nga një traktor, kur ky i fundit ka qenë duke vozitur nga mbrapa.

Mësohet se në veturën “Golf 4” kanë qenë dy persona, burrë dhe grua.

Në aksident nuk ka të lënduar në njerëz, vetëm dëme materiale.

Policia ka dalur në vendin e ngjarjes./llapi.info

11749512_896301920463585_1165736658_n

11741953_896302037130240_1549161746_n