Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në fshatin Shakovicë të Podujevës, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona. Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 14:00,në fshatin Shakovicë të Podujevës ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, është shprehur Ahmeti.

Policia e Kosovës, në statistikat ditore të saj, ka bërë të ditur se vetëm gjatë ditës se enjte në nivel vendi kanë ndodhur 64 aksidente, prej tyre, 33 kanë rezultuar me persona të lënduar./Llapi.info