Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Shakovicë të Podujevës, raporton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, të lënduar kanë mbetur dy shoferë të dy automjeteve.

Policia ka njoftuar se të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Ndërkohë vetëm gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë, sipas statistikave ditore të PK-së, kanë ndodhur 33 aksidente, prej tyre, 10 kanë rezultuar me persona të lënduar./Llapi.info