Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Sibofc, në magjistralen Podujevë-Prishtinë rreth orës 14:00, raporton Llapi.info.
Dy nga të lënduaritë janë nga komuna e Podujevës ndërsa dy të tjerë janë nga fshati Pestovë komuna e Vushtrrisë.
Lajmin për Llapi.info e ka konfrimuar Shefi i Qendrës Emergjente në Podujevë, Avdyl Zhushi, sipas të cilit dy nga të lëndurit janë në gjendje më të rëndë ndërsa dy të tjerë kanë marrë lëndime më të lehta trupore.
Sipas Zhushit, të lënduarve u është dhënë ndihma e parë në vendin ku ka ndodhur aksidenti dhe pastaj ata janë derguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm./Llapi.info