Tre persona të gjinisë mashkullore kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 10:30 minuta në magjistralen Podujevë – Prishtinë, përkatësisht në fshatin Sibovc të Podujevës.
Lajmin për të lënduarit për Llapi.info e ka konfirmuar mjeku kujdestar në Qendrën Emergjente në Podujevë.
Sipas tij, tre persona të gjinisë mashkullore janë dërguar në Qendrën Emergjente në Prishtinë, si pasojë e lëndimeve të marra nga aksidenti në Sibovc. Mjeku nuk raportoi për lëndime të rënda trupore.
Në aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një kamion, i cili ka dalur nga rruga kryesore.
Fotot e aksidentit në redaksi të portalit Llapi.info i ka dërguar një lexues i portalit./Llapi.info