Një aksident shumë i rëndë ka ndodhur para pak minutash në Podujevë, saktësisht në rrugën alternative që të dërgon nga qendra e qytetit për në fshatin Shtedim.

Në aksident është përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

Dyshohet se ka të lënduar, derisa në vendngjarje kanë dalur ekipet mjekësore.

Po ashtu, në vendin e aksidentit janë parë edhe ekipet e Policisë së Kosovës.

Llapi.info do ju mbajë të informuar.

/Llapi.info/