Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Policia e Kosovës, ka njoftuar se në aksident janë përfshirë dy vetura.
“Sot rreth orës 04:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Dëshmorët e kombit në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë.