Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur dje në fshatin Dumnicë të Podujevë. Lajmin për portalin llapi.info e ka bërë të ditur Policia e Rajonit të Podujevës në raportin për 24 orët e fundit.

Sipas policisë, ky aksident është trajtuar nga Trafiku Rajonal Prishtinë.

Poashtu, në fshatin Bradash të Podujevës, raportohet një aksident trafiku, me ç’rast nga pakujdesia vetura është vetaksidentuar. Raportohet se drejtuesi i automjetit ka marrë lëndime trupore.

Në 24 orët e fundit janë shqiptuar 4 gjoba për kundërvajtje./llapi.info