Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:30 minuta në hyrje të fshatit Gllamnik, përkatësisht në fillim të rrugës që po rinovohet në këtë pjesë të magjistrales Podujevë- Prishtinë, raporton Llapi.info.

Aksidenti ka ndodhur në mes një kamioni dhe një veture të tipit ‘Passat’.

Deri më tani përveç dëmeve materiale nuk është raportuar për të lënduar.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me shkaqet e aksidentit./Llapi.info