Një aksident trafiku ka ndodhur para 30 minutash në magjistralen Podujevë – Prishtinë, përkatësisht në fshatin Lupç të Podujevës, bëjnë të ditur burime të llapi.info.
Në aksident ka qenë e përfshirë vetëm një vetur e tipit Polo, e cila ka humbur kontrollin, me ç’rast ka dalur nga rruga kryesore.
Të lënduar në njerëz nuk ka, ndërsa, dëme materiale po. Policia ka dal në vendin e ngjarjes./llapi.info