Një veturë është vetaksidentuar mëngjesin e sotëm në magjistralen Podujevë-Prishtinë, konkretisht në fshatin Lebanë, raporton Llapi.info

Në bazë të disa fotove të siguruara nga Llapi.info, shihet vetura të ketë humbur drejtimin dhe kështu është përplasur për anësore në këtë rrugë.

Sipas dëshmitarëve, në këtë aksident nuk ka persona të lënduar./Llapi.info

Më poshtë fotot: