Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore në një aksident trafiku, që ka ndodhur në Podujevë.

Viktima ishte pasagjer në një traktor që drejtohej nga një person tjetër i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Me vendim të prokurorit është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe ai është dërguar në mbajtje.