Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në rrugën “Ali Ajeti” në Podujevë, njofton Llapi.info.
Në aksident janë të përfshira dy vetura të cilat kanë pësuar vetëm dëme materiale.
Sipas Zëdhënëses së Policisë së Stacionit Policor në Podujevë, Antigona Çitaku- Dibrani, tha për Llapi.info se në aksidentin që ka ndodhur në rrugën “Ali Ajeti” tek vendi i quajtur “Te qeshmja” nuk ka persona të lënduar, ka vetëm dëme material.
“Policia është informuar për aksidentin që ka ndodhur në rrugën “Ali Ajeti” e është duke dalur në vendin e ngjarjes sipas informatave që kemi nuk ka të lëndime në njerëz mirëpo ka vetëm dëme material” – tha ndër të tjera Çitaku-Dibrani./Llapi.info