Dy persona të gjinisë mashkullore kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 17:30 minuta në fshatin Shajkovc të Podujevës.
Lajmin për të lënduarit e ka bërë të ditur për Llapi.info mjeku kujdestar në Qendrën Emergjente në Podujevë.
Sipas tij, dy persona të gjinisë mashkullore kanë marrë lëndime trupore, njëri prej tyre lëndime të rënda, si pasojë e aksidentit në Shajkovc. Të dy personat janë dërguar në Qendrën Emergjente në Prishtinë për trajtim të mëtutjshëm.
Llapi.info fotot e aksidentit i ka siguruar nga Gazeta Express./Llapi.info