Një 52 vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident rrugor në ShBA.

I vdekur ka mbetur shqiptari Nuri Kaloshi, i cili njihej si një njeri i apasionuar pas motorëve. Ai është përplasur me motorin e tij nga një makinë plehrash, ku është dërguar menjëherë në spital, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.

Shoferi i kamionit është thirrur nga autoritetet dhe po hetohet për ngjarje makine të shkujdesur dhe mosvëzhgim sinjalistike, raporton Lapsi.al.

Nuk dihet ende se cili prej shoferëve është futur gabim në kryqëzimin ku ndodhi aksidenti.