Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në magjistralen Prishtinë-Podujevë, konkretisht në Vranidoll.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira katër automjete, një autobus, një furgon dhe dy vetura, me ç’ rast ndihmë mjekësore kanë kërkuar dy persona.
Rastin e aka konfirmuar për Express edhe Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 16:00, në rrugën Prishtinë- Podujevë, përkatësisht në fshatin Vranidoll, ka ndodhur një aksident trafiku mes katër automjeteve, (një autobus, një fugon dhe dy vetura). Si pasojë e këtij aksidenti deri më tani kanë kërkuar ndihmë mjekësore dy persona, sipas informatave që kemi lëndimet janë të lehta”, ka thënë ajo.
Me rastin po merret njësiti i trafikut.