Një aksident trafiku ka ndodhur këtë pasdite në magjistralen Prishtinë – Podujevë, përkatësisht në fshatin Lluzhan, raporton Llapi.info.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura dhe në kamion, me ç ’rast kanë mbetur të lënduar katër persona. Kështu ka thënë për Llapi.info zyrtari për informim në Qendrën Emergjente të Podujevës.
“Nga aksidenti në fjalë janë lajmëruar katër persona të lënduar në Emergjencë, të njëjtëve është duke iu dhënë ndihma mjekësore, por s’bëhet fjalë për ndonjë lëndim të rëndë”, kanë thënë nga kjo qendër.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin, teksa deri në momentin e publikimit të lajmit PK-ja s’ka dhënë informacione.
Ndërkohë, në po këtë magjistrale rreth orës 17:30 ka ndodhur një tjetër aksident, më saktësisht në fshatin Besi ku të përfshira kanë qenë një veturë dhe një furgon.
Vlen të theksojmë se vetëm dje në Kosovë kanë ndodhur 36 aksidente, prej tyre sipas Policisë së Kosovës, 10 kanë rezultuar me të lënduar./Llapi.info