Sheqir Zeqiri, 80 vjeç, mbeti i vdekur dje pasi u godit nga një makinë në Podujevë, njofton Llapi.info.

Rasti ndodhi dje në orën 17:25, në magjistralen Podujevë-Prishtinë, përkatësisht te “Qershijat e Llapashticës”.

Ndërkaq, sot në varrezat e fshatit Llapashticë e Poshtme iu dha lamtumira e fundit 80-vjeçarit.

Pikërisht në ceremoninë e varrimit, familja Zeqiri i ka falur gjakun familjes Bryma që shkaktoi aksidentin.

Me këtë rast, ceremonia e pajtimit mes familjarëve Zeqiri dhe Bryma u bë në prezencë të prijësve fetarë dhe personaliteteve të tjera.

Ndryshe, rastin për vdekjen e këmbësorit e ka konfirmuar për Llapi.info edhe Policia e Kosovës./Llapi.info

Më poshtë pamjet e dërguara:

Image